LAJME

Del VIDEO e fundit e Prigozhin: Vdekja nuk është fundi

Yevgeny Prigozhin foli për vdekjen e tij në një video të regjistruar vetëm pak përpara se ai të shpallej i vdekur nga rrëzimi i një avioni. 62-vjeçari, komandant i ushtrisë Wagner ngriti supet dhe thotë: “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët.”

Është kjo video e shkurtër e publikuar nga gazetari rus Semyon Pegov që tregon fjalët e Prigozhin. Burime të inteligjencës amerikane thanë se dyshohet se ishte Vladimir Putin që urdhëroi shërbimin e tij sekret FSB të vriste Prigozhin. Prigozhin u duk i dorëzuar nga fati i tij dy muaj pasi udhëhoqi një marshim rebel drejt Moskës në qershor, në sfidën më të madhe ndaj sundimit 20-vjeçar të Putinit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë deklaroi se shefi i mercenarëve me kokë të rruar ishte në mesin e 10 pasagjerëve të një avioni biznesi Embraer Legacy 600, i cili u rrëzua në veri të Moskës. Teoritë e konspiracionit thonë se ai mund të ketë përdorur një sozi për të ndërtuar zhdukjen e tij.

Aeroplani i Prigozhin besohet të jetë rrëzuar nga një raketë tokë-ajër ose një bombë e fshehur në bord. Në pikëpyetje po vihen edhe “riparimet” e avionit bardhë e blu i cili vonoi ngritjen e tij nga aeroporti Sheremetyevo i Moskës me destinacion Shën Petersburg.

Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes ndërsa një tjetër avion i Prigozhin që fluturonte pas tij u kthye në aeroport me zig-zag sikur po shmangte një sulm me raketa. Prigozhin ishte kthyer në Moskë për arsye të panjohura pasi qëndroi në Afrikë. Nuk dihet nëse ai u thirr në Moskë nga Kremlini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

12 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

12 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

12 orë ago