Merih Demiral u kthye në heroin e Turqisë në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Euro 2024 kundër Austrisë, me qendërmbrojtësin turk, që vendosi fitoren 2-1, për të kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale, por rrezikon seriozisht të mos e luajë këtë sfidë kundër Holandës, teksa shkak është bërë festimi i tij në golin e dytë, duke bërë shenjat identifikuese të grupimit të ekstremit të djathtë në Turqi, siç njihen ndryshe “Ujqërit Gri”.
Për këtë, UEFA ka nisur një hetim disiplinor, që mund t’i kushtojë shtrenjtë Demiral, ku mund të pezullohet deri në dy ndeshje, çka do të thotë se do të mbyllë përpara kohe turneun, vetëm në rast se Turqia do të arrinte deri në finalen e Kampionatit Evropian, mirëpo nuk mbaron me kaq.
Festimi i mbrojtësit është kthyer në një çështje diplomakike, që ka përplasur Gjermaninë dhe Turqinë, ku e para që reagoi ishte ministrja e brendëshme gjermane Nancy Faeser, e cila i cilësoi si “raciste dhe të papranueshme gjestet e futbollistit”, megjithatë përgjigjja e Ankarasë ishte e shpejtë.
Vetë zëdhënësi i partisë së presidentit, Erdogan, Omar Çelik. Është shprehur se deklaratat e ministres gjermane janë ta papranueshme, ashtu si hetimi i UEFA-s, mirëpo pavarësisht përplasjes në distancë mes dy vende do të jetë Komisioni i Disiplinës në UEFA, që do të vendosë për fatin e Demiral në Euro 2024.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…