LAJME

Demolohen varrezat e familjarëve të dy policëve hetues në Kamenicë

Varrezat e familjarëve të dy policëve hetues në Kamenicë janë demoluar brenda pak ditësh. Zyrtarët policorë thonë se kjo përbën hakmarrje për punën hetimore të tyre. E në Stacionin Policor në Gjilan theksuan se në mesin e të gjitha varrezave u demoluan vetëm ato të zyrtarëve policorë.
Në ditën kur u pensionua polici hetues në Kamenicë, Jakup Berisha, rrëfen për një akt vandal që i ngjau pak ditë më parë.

Varrin e se ëmës që i vdiq më 2002 dhe atë të vëllait që ndërroi jetë para më pak se një viti e gjysmë ia demoluan e vandalizuan.

“Kush e ka kryer nuk kam njohuri. Personale nuk kemi me kurrkënd, mirëpo kjo le të jetë në ndërgjegjen e secilit… Është një akt i tmerrshëm për mua dhe na ka prekur emocionalisht, familjarisht”, ka thënë ai.

Berisha, i cili punoi si polic prej më shumë se dy dekadash, nisi të dyshonte që ky akt ka të bëjë me punën e tij si hetues, kur mori vesh një ditë më parë se njësoj edhe një kolegu të tij ia vandalizuan varret e familjarëve.

“Pas ndodhjes së rastit të një kolegut tim dyshoj, sepse ndoshta edhe gaboj, por dyshoj që dikush e ka kryer me qëllim të caktuar për hakmarrje ndaj punës sonë që kemi pasur”, ka thënë Berisha.

Edhe Petrit Isufi, gjithashtu hetues në Stacionin e Policisë në Kamenicë, të enjten i gjeti të demoluara varret e babait e edhe të vëllait që i vdiq para më se një viti.

Ai beson se aktet janë hakmarrje për punën prej hetuesi që e bën.

“Në momentin kur i ka ndodhur kolegut një ditë më herët e njëjta gjë dhe një ditë më vonë ka ndodhur në varrezat e familjarëve të mi kam të drejtë të dyshoj se diçka lidhet me çështjen zyrtare kur dikush nga personat që ne si njësi e hetimeve kemi qenë duke u marrë me ndonjë rast të caktuar dikush ka provuar të hakmerret në këtë mënyrë”, ka deklaruar polici hetues Petrit ISufi.

E në Policinë në Gjilan thanë se ende nuk mund të flasin për motivet, por theksuan se në mesin e të gjitha varrezave u demoluan vetëm ato të zyrtarëve policorë.

“Shihet se është dëmtim i qëllimshëm. Është njoftuar Prokurori i shtetit për këtë akt vandal që ka irrituar të gjithë qytetarët e Kamenicës dhe po punohet intensivisht. Njësitet e hetuesve të forenzikës kanë filluar menjëherë me hetimet duke dalë në vend të ngjarjes duke mbledhur prova dhe po punojmë që ky rast i rëndë e irritues të zbulohet sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar zëdhënësi Ismet Hashani.

Zyrtarët policorë thonë se aktet e tilla nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në punën e policëve dhe se Policia nuk do të sprapset nga veprimet për parandalimin dhe ndjekjen e krimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago