FOTO&VIDEO

Dëmtohen varrezat e periudhës osmane në Pejë, reagon BIK-u i “Turqisë”

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është njoftuar nga banorët e fshatit Rekë të Allagës, të komunës së Pejës, se në lagjet Pecaj dhe Hokaj dje janë demoluar me ekskavator varrezat dhe gurët mbivarrorë (nishanet) të periudhës osmane, të vjetra mbi 200 vjet.

Në reagimin e saj, BIK thotë se pavarësisht motiveve, “ky akt paraqet një vandalizëm të papranueshëm dhe të pariparueshëm, një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë shekullore”.

“Përveç dëmit material dhe shpirtëror, ky veprim synon të nxisë tensione ndërfetare dhe të cenojë harmoninë tradicionale që ka karakterizuar kombin dhe shoqërinë tonë ndër breza”, u tha në reagimin e BIK-ut.

Sipas Bashkësisë Islame, veprime të tilla vandale bien ndesh me vlerat themelore të shoqërisë kosovare dhe përfaqësojnë mendësi që prodhon urrejtje, mosdurim dhe përçarje.

Ndonëse nuk kanë treguar se kush janë kryerësit e kësaj vepre, BIK thotë se “autorët e këtij akti të ulët veprojnë si instrumente të agjendave anti-shqiptare dhe anti-kosovare, të cilat nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar”.

BIK kërkoi nga institucionet kompetente që me urgjencë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e trashëgimisë sonë historike.

“Po ashtu, kërkojmë që gurët mbivarrorë të rikthehen në vendin e tyre të mëparshëm dhe të restaurohen sipas standardeve të trashëgimisë kulturore, ndërsa autorët e këtij akti të dalin sa më parë para drejtësisë”, u tha në reagimin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago