LAJME

Dëmtoi shenjat e trafikut në Veri, arrestohet një shtetas i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të shtunën në Leposaviq, nën dyshimet për vandalizëm të dy shenjave të trafikut në këtë komunë, pasi ky i fundit dyshohet se dëmtoi tabelat me emërtime në shqip të vendbanimeve në Veri, duke i mbuluar me ngjyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, ka njoftuar policia përmes raporit 24-orësh.

Javën e kaluar, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte bërë të ditur se tabelat në gjuhën serbe po zëvendësohen me shenjat zyrtare të vendbanimeve sipas ligjeve të Kosovës.

Mirëpo vetëm një ditë pas vendosjes së tabelave me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore në gjuhën shqipe, të njëjtat ishin dëmtuar.

Me shumë se gjysma e tabelave ishin ngjyrosur gjatë natës nga persona të panjohur. Në shumicën prej tyre ishte ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej shqip.

Por, sipas Komisionerit për Gjuhë në Zyrën e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviç, Ministria e Infrastrukturës nuk është konsultuar me Komisionerin për Gjuhë për largimin e të gjitha tabelave të komunikacionit të cilat janë shkruar në alfabetin cirilik në komunat të banuara me shumicë serbe.

“Shenjat në Veri të Kosovës, duhet të jenë së pari në gjuhën serbe, pastaj në gjuhën shqipe. Gjuha e shumicës së banorëve është gjuha primare”, ka thënë ai.

Ndryshe në mbështetje të Mladenoviç-it ka dalë fillimisht shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e më pastaj e shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Si Szunyog ashtu edhe Davenport kanë vlerësuar se autoritetet kosovare do të duhej që para fillimit të procesit të zëvendësimit të tabelave të konsultoheshin me Komisionerin për Gjuhë.

“Me iniciativën e fundit për të zëvendësuar tabelat zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në Veri të Kosovës, u bëjë thirrje autoriteteve ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin për Gjuhë dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve”, shkroi Szunyog në platformën sociale, X.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago