LAJME

Dënohet me burgim shoferi që goditi këmbësorin në Prizren, i zëvendësohet me 1 mijë e 600 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor Xhemali Zhurin, i cili akuzohet për aksidentin në trafik në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Prizren mbrëmjen e 20 dhjetorit të vitit që lamë pas, raporton Gazeta Sinjali.

Zhuri i cili ka pranuar fajësinë, fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, por pas kërkesës së avokatit të tij, trupi gjykues ka zëvendësuar dënimin me 1 mijë e 600 euro gjobë.

Zhuri akuzohej se kishte goditur me veturë këmbësorin, Samir Kervani, i cili po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Si pasojë e kësaj, i riu ishtë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për lëndimet e rënda që mori.

Lidhur me gjendjen e tij, ka folur për Sinjalin vëllai i viktimës, i cili tha se Samiri ka ende telashe shëndetësore.

Samiri i lënduari hala nuk është mirë. Ka probleme të rënda psikologjike, dhimbje në kokë, po tutet me dalë prej shtëpisë për shkak qetij rastit”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago