Videoja ku shfaqej ushtrimi i dhunës ndaj një të moshuare në Shtëpinë e Fëmijës në Pejë është publikuar fillimisht në formë denoncimi nga aktorja e njohur Kaltrina Zeneli.
Në një lidhje direkte për “Opinion”, aktorja Zeneli tregon se videoja i ka mbërritur nga një person i panjohur, i cili i ka kërkuar se ku mund ta denoncojë si rast. Ajo tregon se personi i ka dërguar videon dhe më pas nuk është bërë më i gjallë.
“Më ka ardhur prej një personi të panjohur dhe më ka pyetur se si mundet ta denoncojë një dhunë që ka ndodhur në një vend. Dhe përgjigjia ime ka qenë që ta thërrasë policinë. Thashë se ata të drejtojnë dhe të thonë se çfarë duhesh të bëjnë më tutje. Më tha a mund të më gjesh një numër që merret me këtë gjë dhe më vonë thashë të pyes. Ma ka dërguar vetëm videon dhe nuk është bërë më pastaj person i i gjallë dhe më është lutur që të mos e tregoj.
Fillimisht kur e hapa thashë së çfarë paska ndodhur dhe më pas jam shtangur dhe më kanë filluar kolegët të më pyesin çfarë ka ndodhur dhe unë s’kam mundur të jap asnjë përgjigje. E kam ndaluar videon, nuk e kam shikuar deri në fund dhe më pas isha unë personi që nuk dija se kujt t’i drejtohem.
E bëra publike në rrjetet e mija sociale dhe nisa të etiketoj mediat tona, unë menjëherë e merrja dhe e vendosja në status, më pas disa prej kolegëve tonë dhe ju kam thënë që merreni këtë rast dhe shqyrtojeni dhe faleminderit të gjithë personave që nuk kanë ngurruar dhe janë nisur në vendin e ngjarjes. Personat që kanë ushtruar dhunë janë aty ku duhet të jenë“, u shpreh aktorja për “Opinion”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…