POLITIKE

“Denoncuan Vuçiçin dhe jo Ramën”, Berisha: Ndërkombëtarët me dy standarde, s’kontribuojnë në paqe

Në takimin e Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ngriti akuza edhe ndaj ndërkombëtarëve, duke thënë se kanë mbajtur qëndrime me dy standarde sa i përket zgjedhjeve në Serbi dhe atyre në Shqipëri.

“Me këtë rast duhet të theksoj një moment për të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Përshëndes qëndrimin që mbajtët ndaj zgjedhjeve në Serbi. Aleksandër Vuçiç është një kriminel lufte që vendin duhet ta ketë vetëm në Hagë. Aleksandër Vuçiç, për të shkelmuar votën e qytetarëve serbë, është i aftë të ndërmarrë çdo hap. Por të nderuar partnerë, duke denoncuar Aleksandër Vuçiç dhe zgjedhjet e tij, dhe duke injoruar batërdinë zgjedhore të Pashiqit shqiptar, të argatit të Vuçiçit, ju nuk kontribuoni në paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni.

Përkundrazi me këtë standard vetëm sa nxitet më tej nacionalizmi serb dhe konsolidohet regjimi i narkoshtetit në Shqipëri. Zgjedhjet në Shqipëri ishin disa shkallë më të këqija se zgjedhjet në Serbi dhe në çdo vend tjetër, që janë parë ndonjëherë. Opozita luftohet sepse është e fundit rrugë që u ka mbetur shqiptarëve që të mësojnë të vërtetën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago