FOTO&VIDEO

Deputetët e legjislaturës së kaluar që mbetën jashtë Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad Rashiqit dhe 10 deputetë nga pakicat tjera joserbe. Kështu do të duket përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë jo pak deputetë të legjislaturës së kaluar mbetën jashtë Kuvendit, mes tyre edhe shefa të grupeve parlamentare.

18 deputetë të legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat. Bëhet fjalë për Adnan Rrustemin, Ardian Golën, Gani Krasniqin, Enver Dugollin, Gramos Agushollin, Enver Halitin, Luan Aliun, Alban Bajramin, Nijazi Isakun, Vendenis Lahun, Nasuf Bejtën, Shqipe Isufin, Mirsad Shkretën, Mirlinda Tishukaj, Milazim Salihaj, Enver Haliti, Agon Batusha, Hidajet Hyseni dhe Jetmire Vrenezi.

Pa ulëse në Kuvendin e Kosovës mbetën edhe dy ish deputetët e VV-së, që nuk e kaluan pragun zgjedhor me koalicionin për Familjen, Eman Rrahmani, Visar Korenica.

8 ish deputetë të PDK-së mbetën jashtë Kuvendit: Xhavit Halitit, i cili ishte deputet për disa mandate, po ashtu Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani dhe Ardian Kastrati dhe Rashit Qalaj e Floretë Zejnullahu.

Nga LDK mbeti jashtë Kuvendit shefi i grupit parlamentar në legjislaturën e kaluar, Arben Gashi dhe deputetët: Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi e Drita Millaku.

Jashtë Kuvendit mbeti edhe një shef i grupit parlamentar, kësaj radhe nga AAK. Bëhet fjalë për Besnik Tahirin, i cili së bashku me Pal Lekajn, Shemsedin Dreshajn, Albana Bytyqi dhe Haki Abazin, që iu bashkua AAK-së nuk arritën të sigurojnë edhe një mandat.

Pjesë e legjislaturës së kaluar ka qenë edhe Behgjet Pacolli, i cili në zgjedhjet vitit 2025 nuk ka qenë kandidat për deputet te asnjë parti politike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

48 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago