Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë u kërcënua me hetime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.
Kearns në një postim postim në Twitter ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën.
“E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.
Dje edhe sot ka pasur reagime të shumta rreth deklaratave të Vuçiqit për Kearns. Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, në një postim në Twitter ka shkrur se se Aleksandar Vuçiq, është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…