Shefja e deputetëve katalunas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, ka folur për Gazetën Express, pasi nisma e tyre jo-ligjore përmes të cilës kërkonin njohjen e Kosovës si shtet nga Qeveria e Spanjës, nuk ka marrë votat e mjaftueshme në Parlamentin spanjoll, shkruan Gazeta Express.
Nogueras ka thënë se siç edhe është pritur, shumica e partive spanjolle s’kanë ndryshuar qëndrimin refuzues për njohjen e Kosovës.
Megjithatë politikania katalunase thotë se “Junts per Catalunya” s’do të ndalen së negociuari me të gjitha partitë për të marrë njohjen e Kosovës nga Qeveria e Spanjës.
“Siç e prisnim, partitë kryesore spanjolle kanë vazhduar refuzimin e tyre për të njohur Kosovën. Ne do të vazhdojmë negociatat me të dyja palët për të marrë njohjen e Kosovës nga qeveria spanjolle”, ka thënë Nogueras për Gazetën Express.
Në fund, deputetja katalunase ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës është prioritet për “Junts”
“Është një prioritet për ne”, ka thënë Miriam Nogueras për Gazetën Express.
Procesi i votimit që ka ndodhur sot në Parlamentin spanjoll ka ardhur pas debatit të së martës që është zhvilluar pikërisht për kërkesën e partisë katalunase që Spanja ta njohë Kosovës.
Deputetët katalunas në fjalimet e tyre kanë argumentuar se pse Spanja duhet ta njohë Kosovën si shtet dhe kanë thënë se Madridi zyrtar s’duhet të jetë në listën e kryeqyteteve që refuzojnë ta njohin e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa nga partia socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez të martën në debat kanë bërë të ditur se pozicioni mosnjohjes i Spanjës është i ditur dhe i pandryshuar.
Kjo kërkesë e partisë katalunase ka ardhur menjëherë pasi Spanja ka vendosur që të njohë pavarësinë e Palestinës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…