Gazeta e njohur austriake, Der Standard, vazhdon të shigjetojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Në një shkrim të autores Adelheid Woelfl, analizohet fjalimi i Thaçit, ndërsa nënvizohet se ai u përpoq të fshihej pas UÇK-së.
“Zemra ime është lënduar, por nuk është thyer,” tha Thaçi në mënyrë patetike, duke aluduar për prokurorinë. “Shpirtin e kam të rënduar, por jo të turbulluar”. Më pas ai foli me ton për ‘gjakun e miqve të armëve’ dhe u përpoq që të fshihej pas ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përgjatë gjithë fjalimit, megjithëse nuk po akuzohet kjo organizatë, por vetë ai si individ.
Komisioneri për Çështjet Transatlantike në Qeverinë Gjermane dhe anëtari i Bundestagut gjerman, Peter beter e komentoi kështu: “Për mua është e rëndësishme që të theksoj se nuk është UÇK në bankën e të akuzuarve këtu, por individët që ishin në pozicione drejtuesve në UÇK në atë kohë. Pajtimi fillon me ballafaqimin me të kaluarën e luftës. Kjo mund të funksionojë vetëm nëse krmet e luftës- nga kushdo që janë kryer- identifikohen dhe trajtohen me ligj”.
Gjykata e Posaçme dhe prokuroria publike luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë drejtim dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët europianë, tha Beyer për STANDARD”.
Gazetarja shkruan se marrëveshja e Uashingtonit parashikonte shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
“Por menjëherë Thaçi u bë sërish patetik. “Politika nuk ishte kurrë për mua një burim jetese, por një mision i shenjtë për t’i shërbyer këtij vendi dhe juve, të dashur qytetarë”. Në fund, ai kritikoi ashpër se vetëm kur ishte duke shkuar për në Uashington, akuzat kundër tij u bënë publike.
Sepse Thaçi do të takonte dy ditë më vonë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçic, në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje që brenda BE-së quhet si ‘marrëveshje e ndyrë’. Sipas raportimeve, thuhet se Thaçit iu ofrua shpërbërja e Gjykatës Speciale në këmbim të lëshimeve për Serbinë. I dërguari i Trump, Richard Grenell lidhi marrëveshjen- e cila ka dështuar tani”.