Duke pasuar rritjen e çmimeve në Kosovë nga produktet eseciale e deri te derivatet, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka folur për rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore.
Ai ka treguar se, këtë vit, çmimet e biletave për udhëtim për pushime verore mund të shkojnë deri në 40 euro.
“Shëngjini deri më tani ka operuar me një çmim të biletës kthyese 15 euro, por për shkak të ngritjës së çmimit të naftës, atëherë çmimi i biletës do të ndryshojë. 20 euro biletë kthyese, 15 euro biletë një drejtimshe. Ndërkaq edhe për Velipojë do të jetë 20 euro.
Për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri 40 euro biletë kthyese për shkak se është shumë më larg se vendet tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës”, tha Kurtishaj per T7
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…