Kolona të gjata janë krijuar në pikën e kalimi kufitar në Merdarë, ku për të kaluar nga Kosova për në Serbi, qytetarët janë duke pritur deri në pesë orë.
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht kolona e veturave në këtë pikë është 2400 metra.
Kolona të gjata ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku sipas kësaj ministrie, qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë.