Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe djali i tij, Fuat Damka, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si të dyshuar për kanosje dhe sulm. Motivi i rastit dyshohet se lidhet me procesin zgjedhor, për çka tashmë ka nisur hetimi i Policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Damka, i cili është kryetar i partisë turke KDTP dhe i biri Fuati, u arrestuan pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë, te një parking në Prizren.
Sinjali tashmë ka mësuar se ndaj tyre, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Bazuar në informacione e para, Damka dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
Rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…