LAJME

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Tiranë: Dy vjeçari flinte me të ëmën kur xhaxhai i tij qëlloi me pistoletë

Migena Sinani, është 37 vjeçarja e cila sot mbeti viktimë e të shtënave me armë, nga kunati i saj, ishte nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç, tashmë jetimë.

Prej orës 04:00 të mëngjesit, familja Sinani në Shkozë, në periferi të Tiranës është kthyer tashmë në një skenë krimi. Në një raportim për ABC News, gazetari Ermal Vija tha se policia nuk e ka ende të qartë arsyet që cuan Roland Sinani të vrasë kunatën e tij, e më pas edhe veten.

Ajjo ç’ka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se fëmija vetëm 2 vjeç, ishte në një njëjtën dhomë, kur xhaxhai i tij qëlloi për vdekje me armë zjarri nënën e tij, Migena.

Në policia familjarët e viktimave kanë thënë se nuk kanë patur konflikte, ndërsa orët e para të mëngjesit, janë zgjuar pasi kanë dëgjuar krismat. Pasi qëlloi me pistoletë ndaj kunatës së tij, Roland Sinani ka dalë më pas në oborr, ku është vetëvrarë. Në raportimin e tij, mbledhur nga dëshmitë në vendngjarje gazetari Vija tha se Sinani njihej si person I qetë në zonë dhe jo problematik. Mësohet gjithashtu se Sinani ka qenë e Forcave të Armatosura, ndërsa aktualisht punonte në një servis në zonën e Ali Demit. Burime të policisë thanë se pistoleta me të cilën ai kreu krimin ishte pa leje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago