Detaje të reja janë mësuar në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të shtune në ambientet e komisariatit të policisë së Elbasanit, ku një i ri i vendosi flakën murit dhe dritares së zyrës së ankesave për qytetarët.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, zjarri ka përfshirë pjesën e jashtme të dritares, por ka rrezikuar dëmtimin e dy punonjësve që ishin në sallë.
Burime bëjnë me dije se autori është një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi, një shtetas i sapo kthyer nga emigracioni në Francë. Autori me origjinë nga fshati Mollas, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, teksa nuk dihen as motivet dhe arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…