Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Unazën e Re mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mihasi ka qenë në përgjim nga prokuroria për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç disa javë më parë. Por për këtë përgjim nuk është ngritur asnjë akuzë për Mihasin.
Mihasi dhe Dumani nuk ishin persona të panjohur për policinë. Mihasi njihet si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt ndërsa Dumani për grabitje të një banke të nivelit të dytë.
Të dy viktimat ishin në makinën tip “Audi” teksa lëviznin në Astrin në zonën e njohur si “Dy rrathët” kur u qëlluan nga breshëria e plumbave nga një makinë tjetër.
Pas kësaj ngjarje vetëm pak minuta më vonë u gjet një makinë e djegur në Thumanë e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Targat e kësaj makine ishin raportuar të vjedhura në Tiranë.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…