Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times Brent Renaud, një reporter amerikan për New York Times, u vra nga forcat ruse në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shefi i policisë së rajonit, Andrei Nebitov. Në “Twitter” janë shpërndarë foto të dokumenteve të gazetarit të cilat duket se konfirmojnë fatin e tij, shkruan “Il Messagero”.
Ndërsa “The Guardian” raporton se një gazetar i New York Times është vrarë pranë Kievit. “Dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr.
Njëri ka mbetur i vrarë, ndërsa gazetari i plagosur me të cilin po udhëtonte është dërguar në spital për mjekim”, shkruan The Guardian.
Brent Renaud (majtas) dhe vëllai i tij Craig Renaud janë regjisorë dokumentarë fitues të çmimit Peabody, producentë televizivë dhe programues filmash që jetojnë dhe punojnë në New York City dhe Little Rock, Arkansas.
“Puna e vëllezërve Renaud i ka çuar ata nëpër botë në shumë nga konfliktet dhe pikat e nxehta të dekadës së kaluar, duke përfshirë luftërat në Irak dhe Afganistan, tërmetin në Haiti, luftën e drogës në Meksikë dhe trazirat politike në Egjipt”, thuhet në Qendrën Pulitzer.
Filmat dhe shfaqjet e tyre televizive kanë fituar çmime duke përfshirë një Peabody, një çmim IDA për serialet më të mira televizive, dy çmime për Klubin e Shtypit të Jashtëm, dy Çmime Columbia Dupont dhe një çmim Edward R. Murrow për punën e tyre me New York Times.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…