LAJME

Detaji nga dosja hetimore/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga Charles McGonigal

Tjetër detaj shokues del nga dosja hetimore për Charles McGonigal, që implikon këtë të fundit dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas dosjes hetimore në SHBA që Lapsi.al ka lexuar, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, i ka dhënë Edi Ramës një pajisje të FBI-së gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 9 shtator të vitit 2017.

Bëhet fjalë për pikën 21 të dosjes, që po e sjellim të përkthyer më poshtë:

“Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.” – thuhet në dosje.

Charles Mcgonigal u arrestua dje për pastrim parash të një oligarku rus dhe një shume prej 225 mijë dollarësh pagesave të marra nga një këshilltar i cilësuar si “joformal” i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Një skandal i raportuar në mënyrë masive nga mediat më të mëdha amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri. Lapsi.al shpjegon me detaje lidhjen okulte të Ramës me Charles McGonigal në këtë Artikull.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago