Dhëndri i presidentit Hashim Thaçi, është emëruar përgjegjës për hetimin e pr.ostitucionit në rajonin e Pejës.Kallxo.com merr vesh se Arben Visoqi, dhëndër i presidentit Hashim Thaçi, është emëruar në këtë pozitë.
I njëjti ka qenë duke punuar në Njësinë e Trafikut të hetimeve qendrore, saktësisht në Departamentin e hetimeve të kontrabandimit me qenie njerëzore.
Arben Visoqi është burri i motrës se Presidentit Thaçi, ai para se të emërohej në pozitën e re ka punuar në Njësinë e trafikut në Pejë, në kuadër të Policisë së Kosovës.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Visoqin, por i njëjti nuk ka dhënë detaje se si është transferuar dhe cili ka qenë arsyetimi i transferimit në pozitën e re.“Jo nuk mundem të jap detaje. Kontaktoni me zyrën për informim”, tha shkurt Visoqi për KALLXO.com.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…