Vendimi i autoriteteve kosovare që të ardhurit nga diaspora të futen në karantinë për 2 javë, ka bërë që disa të ardhur nga jashtë të zgjedhin rrugët ilegale për të shmangur izolimin e detyrueshëm.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dhjetëra kosovarë kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në Han të Elezit për tu futur në Kosovë nga Maqedonia.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se vetëm dje shtatë persona janë futur nëpërmjet rrugëve ilegale nga Maqedonia në Han të Elezit.
Sipas këtyre burimeve, të ardhurit në Kosovë janë nga diaspora e Italisë.
Të njëjtit kanë shfrytëzuar rrugët malore që të futen në Kosovë duke shmangur pikën kufitare me Maqedoninë.
Veprime të tilla padyshim që shtojnë pasigurinë në luftimin e koronavirusit në Kosovë dhe shtojnë gjasat që të rritet numri i të prekurve nga pandemia e koronavirusit