KRYESORE

Dhunë, tym e flakë në Beograd. Policë të plagosur e dhjetëra të arrestuar në protestën anti-Vuçiç

Për të shtatën ditë radhazi, “Serbia kundër dhunës”, grupi kryesor i opozitës që sfidoi në zgjedhjet e fundit Presidentin Aleksandër Vuçiç organizoi mbrëmjen e së dielës një demonstratë antiqeveritare për të denoncuar mashtrimet në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Demonstrata në vigjilje të Krishtlindjes degjeneroi në akte dhune dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave speciale që rrethuan bashkinë e kryeqytetit serb, pasi tentuan të mësynin brenda saj.

Shumë u përpoqën në disa raste të kalonin gardhet dhe të futeshin me forcë në ndërtesë, por Vuçiç mobilizoi forca të mëdha policie për të ndalur rebelimin e opozitarëve.

Demonstruesit e dhunshëm vunë në shënjestër bashkinë me breshëri vezësh, shishe plastike, domate dhe sende të tjera, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë grupet e trazirave.

Dje rreth orës 18:00 ka ndodhur një grumbullim i papritur i qytetarëve. Ishin rreth 2400 njerëz. Protestuesit i kanë gjuajtur me shkopinj policëve për orë të tëra. Duruam dhunën për tre orë. Tetë policë janë lënduar”, sqaroi shefi i Administratës Policore, Ivica Ivkoviç, teksa iu drejtua sot popullit serb me një deklaratë.

Në mbrëmje presidenti Aleksandër Vuçiç thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vuçiç paralajmëroi reagimin e ashpër të institucioneve ndaj atyre që teorizojnë dhe vënë në praktikë sjelljet e dhunshme.

Mos u shqetësoni, qytetarë të Serbisë. Edhe pse skenat janë dramatike, ne e duam vendin dhe qytetin tonë, nuk jemi mësuar që dikush të na prishë shtëpinë. Nuk ka revolucion, asnjë prej tyre nuk do të ketë sukses. Shteti është mjaft i fortë dhe do të mbrojë demokracinë e vullnetin elektoral të qytetarëve. Dhe kjo është gjithçka që duhet të dini. Protestuesit dhe banditët do të ndalohen dhe më pas do të reagojnë organet kompetente shtetërore. Askush nga ata që janë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe dënimit legjitim. Është produkt i rrethanave shumë më të rënda gjeopolitike, në të cilat po tentojnë të shembin autonominë dhe pavarësinë e Serbisë. Ne do ta ruajmë lirinë e Serbisë, sepse kjo është vlera më e lartë. Ne do ta mbrojmë Serbinë tonë, po ju kërkoj vetëm të ruani paqen. Jini të qetë, vendi është i sigurt”, tha ai.

Sakaq, kryetari në largim i bashkisë së Beogradit, Aleksandër Sapiç tha se ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Beograd mund të krahasohet me kryengritjen e Maidanit të vitit 2014 në Kiev, e cila filloi me protestat antiqeveritare në sheshin qendror të kryeqytetit ukrainas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago