LAJME

Dhunuan profesorin shqiptar, lirohen nga burgu dy oficerët malazezë! Dëshmia e njërit prej tyre: Humbëm toruan sepse injoroi urdhrat tanë

Pasi u morën në pyetje mbi dhunimin që bënë ndaj Petraq Milos, policët kufitarë malazezë janë liruar nga komisariati. Për herë të parë Dragan Shqekiç, efektiv i pikës kufitare në Malin e Zi i cili u shfaq në pamje teksa dhunonte Milon, tha se ka qenë injorimi i anëtarit të Partisë së Lirisë, që i shtyu drejt akteve të dhunës.

“Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar”-tha oficeri malazez.

“Vijesti” shkruan se pas marrjes në pyetje, efektivët Shqekiç dhe Boljeviç janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë. Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga Shqipëria. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë,”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.

Rasti i dhunimit të Milos dhe familjes së tij u bë publik në muajin janar nga mediat shqiptare. Milo u dhunua dhe u nxor me forcë nga policia malazeze teksa po priste në radhë në kufi.

Ditën e djeshme, një video e re e dhunës së ushtruar nga oficerët malazezë ndaj Petraq Milos. Në video shfaqej momenti kur njëri prej policëve kufitarë godiste me shpullë anëtarin e kryesisë së Partisë së Lirisë të cilin më pas tentuan ta nxjerrin me dhunë nga makina. Dhunimi i Milos është firlmuar nga anëtarë të familjes së tij të cilët u tronditën nga sjellja e policëve malazezë. Për incidentin pati reagime të shumta, madje edhe nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili tha se kishte edhe një anë tjetër të medaljes, duke u shprehur se Milo nuk kishte zbatuar rradhën e makinave në kufi. Dy policët malazezë u arrestuan ditën e djeshme, por arrestimi i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi u liruan ditën e sotme për t’u hetuar më pas në gjendje të lirë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago