LAJME

“Dhurata” e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”

Franca do të pajisë ushtrinë e Ukrainës me bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ushtarake të Kieivit. Mirazhi i parë francez 2000 do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë.

Avioni, i gjithë versioni 5F, është përditësuar për të mundësuar lëshimin e raketave Storm Shadow/Scalp, arma në dispozicion të Kievit e cila mund të godasë në distanca më të mëdha me fuqi më të madhe shkatërruese thellë në territorin rus.  Mirazh 2000 do të zëvendësojnë Sukhoi Su 24-at e vjetra të përdorura nga pilotët e Zelensky. Avionët francezë janë të pajisur me radarë modernë dhe mund të mbajnë tonelata me bomba, transmeton A2 CNN.

Sakaq mësohet se forcat ukrainase kanë nisur një sulm të ri të madh në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, bën me dije Agjencia e Lajmeve Reuters. Trupat ukrainase kaluan kufirin në një inkursion të befasishëm më 6 gusht dhe për pesë muajt e fundit i kanë rezistuar përpjekjeve ruse për t’i dëbuar. Raportet nga blogerët rusë, të cilët mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, por shpesh kanë raportuar në mënyrë kritike për dështimet dhe pengesat, treguan se sulmi i fundit ukrainas i kishte vënë forcat ruse në mbrojtje.

Përveç armatimeve, Ukraina kërkon që Perëndimi të forcojë sanksionet kundër Moskës. Mbrëmë “Ukraina u sulmua nga 103 Shahed (dronë, red.), me 8755 komponentë të prodhimit të huaj. Në total, këtë javë Rusia përdori më shumë se 630 dronë sulmues, rreth 740 bomba ajrore të drejtuara dhe pothuajse 50 raketa të llojeve të ndryshme, ose më shumë se 50,000 komponentë të sanksionuar nga e gjithë bota”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr në Telegram Zelensky, duke theksuar se “presioni i sanksioneve mbi furnizimin e komponentëve të huaj nuk është i mjaftueshëm”, raporton A2 CNN.

Suksesi i papritur i Ukrainës në kafshimin e një pjese të territorit rus dhe mbajtjen e tij që nga gushti i kaluar mund t’i sigurojë asaj një mjet të rëndësishëm negocimi ndërsa të dyja palët përgatiten për bisedimet e mundshme të paqes këtë vit. Të dielën, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 61 nga 103 dronët e nisur nga Rusia në një sulm gjatë natës, tha forcat ajrore. Rusia tha se kishte shkatërruar pesë dronë ukrainas mbi territorin rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago