Një veture me targat RKS në veri të Mitrovicës i është vënë sot zjarri. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës sipas tyre vetura ishte pronë e një vajze serbe.
Sipas njoftimit nga ky rast nuk ka pasur të lënduar.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje është theksuar se Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale.