KRYESORE

Dikur miq, kush është shqiptari që u vra nga fqinji italian pasi i sulmoi shtëpinë me fadromë

Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij.

Ai jetonte i vetëm në ato kodra në periferi të Arezzo. Gruaja dhe dy fëmijët e tij jetojnë në Seveso të Lombardisë.

Trupi i 59-vjeçarit që ndërroi jetë tashmë ndodhet në spitalin Le Scotte në Siena. Prokurorja Laura Taddei po zhvillon hetimin e çështjes.

Familja në darkë gjatë sulmit me fadromë

Familja e 53-vjeçarit Sandro Mugnai, autorit të vrasjes, po darkonte kur Gëzim Dodoli, 59-vjeçari shqiptar, ishte gati të prishte me fadromë vilën në San Polo, në kodrat e Arezzos.

Sapo 53-vjeçari dëgjoi zhurmën e shtypjes së makinave nga fadroma e fqinjit dhe goditjen e parë në shtëpi me kovën e fadromës, Sandro Mugnai mori armën e gjahut dhe qëlloi pesë herë.

Katër prej plumbave goditën punëtorin shqiptar, i cili gjeti vdekjen në vend.

Avokatët e Sandro Mugnait do të fokusohen te vetëmbrojtja

Sandro Mugnai ndodhet aktualisht në burgun e Arezzo-s, në pritje të seancës për të vërtetuar paraburgimin nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së Arezzos, Giulia Soldini, e caktuar për të hënën më 9 janar në orën 12.

53-vjeçari pati sot një vizitë nga avokatët e tij Marzia Lelli dhe Piero Melani Graverini.

Avokatët kanë bërë të ditur se do të fokusohen tek akti i vetëmbrojtjes.

Goditjet e shkaktuara në çati e kanë bërë shtëpinë të papërdorshme, e cila mund të ishte shembur dhe të shkaktonte vdekjen e banorëve që ishin brenda saj.

Dikur miq

Në brendësi të shtëpisë, teksa punëtori shqiptar po fillonte të prishte shtëpinë, ndodhej Sandro Mugnai, gruaja e tij, një nga fëmijët e tij dhe të afërm të tjerë.

Mes dy fqinjëve, të cilët dikur ishin miq shumë të ngushtë, kishin lindur mosmarrëveshje të shumta për volumin e muzikës, erërat e supozuara të këqija që vinin nga tubat dhe për kufijtë e tokës, për të cilat tashmë kishte pasur një ankesë.

Përkundër këtyre episodeve në asnjë rast nuk ishte menduar se ato mund të çonin në një fund kaq tragjik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago