POLITIKE

Dikur miq, sot armiq| Çfarë ndryshoi në raportet mes Berishës dhe Erdogan

Nga selia e Partisë Demokratike, këtë të hënë Sali Berisha lëshoi akuza shumë të forta ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës ndaj arsimit, ndaj shkollave private në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, i presidentit të Turqisë, i cili e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje dhe mbyllje shkollash, xhamish etj”, tha kreu i PD.

Por raporti Berisha-Erdogan nuk ka qenë gjithmonë i tillë.

Në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë, Erdogan ishte një mik i afërt. Ai merrte pjesë në inaugurime veprash të rëndësishme dhe Berisha e vizitonte shpesh në Ankara.

Në prillin e 2012-ës, kur Berisha shkoi për vizitë në Turqi me statusin e kryeministrit, pritja dhe fjalët që Erdogan rezervoi ndaj tij ishin shumë të ngrohta.

“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë vëllazërore. Shqipëria është aleati ynë strategjik në Ballkan”, qe shprehur Erdogan në atë kohë.

Edhe fjalët me të cilat Berisha i kthehej Erdoganit ishin më shumë se sa miqësore.

“E theksuat ju, kemi lidhje gjaku. Çdo delegacion turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, u shtroj një pyetje; Cili nga ju ka gjak shqiptarë ndër deje?” shprehej Berisha.

Përtej këtyre deklaratave, viti 2012 duket se ka qenë edhe momenti vendimtar që ka prishur pa kthim raportet Berisha-Erdogan.

Ishte vetë Berisha që zbuloi në 2018-ën një prapaskenë, që sipas tij kishte shkaktuar prishjen e marrëdhënieve me Erdoganin.

“Në vitin 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë, për të cilin unë kam pasur respekt të veçantë dhe përsëri ruaj respekt. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë, miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër në fushën e sigurisë veç asaj të SHBA. Me fjalë të tjera, Shqipëria s’do bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale”, qe shprehur Berisha në atë kohë.

Dhe, nëse në vitin 2018 Berisha i kishte dalë kundër Erdoganit por vijonte ta respektonte, pas vitit 2021 duket se e humbi edhe respektin.

Më 17 janar të vitit 2022 Erdogan erdhi në Shqipëri dhe mbajti një fjalë në Parlament. Berisha mungoi në sallë dhe tregoi se përse kishte humbur respektin ndaj presidentit turk.

Sipas tij, Erdogan kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit në favor të Edi Ramës. Pas këtij momenti, Berisha ndërmori disa sulme ndaj Erdogan në lidhje me tentativat e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman Shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

32 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago