Luan Haradinaj, biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, nip i ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka diplomuar në një ceremoni të organizuar në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Luan Haradinaj është pjesë e 15 kadetëve që të hënën u diplomuan pas shkollimit prej 4 vjetësh.Me këtë rast kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë kadetët për diplomimin e tyre.
Haradinaj tha se FSK-ja është ushtri moderne e gatshme për anëtarësim në NATO.Luan Haradinaj ka thënë se po ndihet shumë krenar për të arriturat e tij.Nëna e Liza Dollomajës, Martina Dollomaja tha se është krenare me vajzën e cila do t’i shërbejë Kosovës.
Ndërsa kadetja e dalluar, Liza Dollomaja nga Shqipëria, tha se është shumë krenare për atë që ka arritur.Ndërsa kadeti Arbis Foniqi tha se për të kjo është një prej ditëve më të rëndësishme. Ai ka thënë se pavarësisht sfidave që i ka kaluar ia ka dalë të diplomojë.
“Pa dyshim që për neve sot është një ditë e veçantë. Kjo është një prej ditëve më të rëndësishme sepse ky është qëllimi që ne jemi ardhur”.“Prej shumë të rinjve sakrificat që i kemi kaluar kanë qenë të paparapara dhe gjithçka çka kemi bërë është për këtë ditë”.
“Ditëve në vijim më pret një pushim për shkak se edhe neve na pret me u rikuperuar dhe pastaj jemi të gatshëm për detyrat e reja që na presin”, ka thënë ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…