FOTO&VIDEO

“Disa kompani private përfituan padrejtësisht nga Pakoja Emergjente”

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se një pjesë dërmuese e kompanive private kanë përfituar padrejtësisht nga Pakoja Emergjente Fiskale, përkatësisht për pagën 170 euro të punëtorëve.

Ai shtoi se ka pasur keqpërdorime për shpërndarjen e mjeteve financiare.

“Shkas i kësaj konference është skandali me pagat e punëtorëve të sektorit privat. Është një keqpërdorim total. Me kujdes jemi duke ndjekë këtë veprim, dhe kërkojnë të ndalet. Shumë kompani që kryejnë shërbime nëpër institucione, dhe kanë përfituar mjete financiare edhe nga pako me paga 170 euro. Është një skandal me qëllim a pa qëllim, koha do ta dëshmojë. Pra, me miliona euro do të shkojnë tek pronarët, por jo edhe te punëtorët. Edhe Ministria e Financave dhe Transfereve ka marrë për obligim ta shqyrtojë këtë çështje, pas një takimi që kemi pasur me zëvendësministrin e Financave dhe Transfereve. Për këtë veprim, dikush duhet të shkojë në burg”, tha Azemi, përcjell kp.

Ai ka shtuar se nëse vazhdon kjo dhënie e mjeteve pa kritere, e dyfishtë nga shteti, ndoshta edhe nuk do të ketë mjete për muajin e dytë për pagën 170 euro për punëtorët që e meritojnë këtë pagë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

17 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

18 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago