FOTO&VIDEO

Në gjashtë komuna janë shëruar të gjithë të prekurit me koronavirus, Peja qëndron më së keqi

Lakorja e të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, të martën mbrëma, është kryqëzuar me atë të të infektuarve dhe për herë të parë, ka më shumë të shëruar sesa raste aktive.

Deri më tash janë gjithsej 856 të infektuar të regjistruar në nivel vendi, prej tyre janë shëruar 490 veta, 26 kanë vdekur dhe 340 raste mbesin aktive. Prej këtij, numri vetëm 15 janë të shtrirë në Infektivë dhe dy në gjendje të rëndë, të tjerët janë në vetizolim nëpër shtëpi.

“Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave. Dhe sot më 5 maj, në ditën e 54-t të pandemisë ndodhi kjo. Sot në Kosovë, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar se sa raste aktive. Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemisë”, ka shkruar mbrëmë në Facebook, infektologu Valbon Krasniqi.

E sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga IKSHPK-ja, gjashtë qytete më nuk kanë asnjë rast me COVID-19.

Në Vushtrri, Gjakovë, Skënderaj, Klinë, Drenas dhe Obiliq janë shëruar të gjithë pacientët që ishin të prekur me koronavirus, Nga këto qytete, Në Vushtrri e Gjakovë ka vdekur nga një person si pasojë e COVID-19.

Përparim i madh është shënuar edhe në qytetet si Ferizaj, Malishevë e Prishtinë, vatra të mëdha. Në Ferizaj janë shëruar 76 persona dhe dy kanë vdekur nga 98 të infektuar. Në Malishevë janë shëruar 59 pacientë dhe një ka vdekur në 76 raste me infeksion. Ndërkohë në Prishtinë janë shëruar 53 pacientë dhe dy kanë vdekur nga 68 të infektuar. Në këtë drejtim, Peja qëndron më së keqi. Nga 73 të infektuar, deri më tash janë shëruar vetëm 6 pacientë, ndërkohë dy kanë vdekur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

10 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

15 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

17 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago