Ditë të mira për Ferizajin po vijnë: Nga 98 raste me koronavirus shërohen 62

Agim Aliu, kryetari i komunës së Ferizajt, ka njoftuar se sonte janë shëruar 24 persona nga koronavirusi, që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar.

Ndërkohë ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast i ri në Ferizaj.
Njoftimi:

Mjaft kemi dëgjuar lajme negative. Tash kemi lajme të mira😀

🟢Edhe sonte, zero raste të reja me COVID-19 në Ferizaj e 24 të shëruar që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar.

Megjithë lajmet pozitive, kujdesin duhet ta kemi parësor!

Shërim të shpejt të infektuarve tjerë🙏🏻