FOTO&VIDEO

Policia: Nuk kemi dëshmi për sulme kibernetike në Insajderi.com

Policia ka sqaruar se nga hetimet e saja të derimëtanishme ka konstatuar se ndaj portalit Insajderi.com nuk ka pasur sulm kibernetik. Dje drejtori i Insajderit Parim Olluri ka njoftuar se webfaqja e tyre  ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Sipas njoftimit tashmë është lansuar një faqe paralele insajderi.org pasi po pretendojnë se webfaqja origjinale ju është hakuar dhe  email-at zyrtare u janë bllokuar.

Webfaqja insajderi.com kishte publikuar një njoftim se themeluesit e portalit Parim Olluri e Vehbi Kajtazi janë larguar nga portali me vendim të aksionarëve.

Ndërsa Parim Olluri ka bërë të ditur se e kanë lajmëruar rastin në polici.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të marrë sqarime rreth rastit.

Sipas Policisë, në bazë të hetimeve që i kanë bërë nuk kanë gjetur dëshmi për sulm kibernetik në këtë portal.

Policia ka thënë se rasti nga ankuesit është pranuar dje më 1 maj ndërsa sipas tyre deri më tani nuk janë gjetur dëshmi se ka pasur sulm kibernetik.

“Bazuar në veprimet e deritanishme, nuk janë gjetur dëshmi se kemi të bëjmë me sulme kibernetike. Policia e Kosovës në bashkërendim me prokurorin do të merr veprimet e mëtutjeshme për trajtimin e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e policisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago