Wolf Cukier deri këtë verë ishte thjesht një adoleshent i pasionuar pas matematikës, filmave si “Star Wars”, dhe si pasojë , edhe i yjeve.
Por as në shpresat më të fshehta djaloshi mendonte se emri i tij do të mbetej përgjithmonë në historinë e astronomisë si zbuluesi i një planeti të ri. Lajmi iu bë i ditur nga vetë NASA këtë javë, duke i dhënë edhe autorësinë djaloshit në artikullin shkencor që shpjegon zbulimin.
Ngjarja ka ndodhur realisht, pasi 17-vjeçari këtë verë kishte mundur të pranohej në një stazh dy mujorë në NASA, si nismë për të angazhuar të rinjtë në programet e institucionit të njohur, sidomos në programin TESS (Transting Exoplanet Survey satelite), ku satelitët kërkojnë ditë e natë të përditësojnë hartën e universit me zbulime të reja.
Wolf ishte në ditën e tij të tretë, i riu brilant vërejti një ndryshim të pazakontë në një sektor të hapësirës, që algoritmet e kishin gjykuar si normale. Pasi dha sinjalin dhe filluan kërkimet më në thellësi, të dhënat nuk lanë më asnjë dyshim. Wolf kishte zbuluar një planet 7 herë më i madh se Toka, rreth 1300 vite dritë nga ne, të cilit iu vu emri TOI 1338.
Ky planet është i pari i zbuluar që sipas shkencëtarëve rrotullohet rreth dy yjeve, çdo 15 ditë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…