POLITIKE

Djali i Adem Demaçit tregon pse ndërkombëtarët po e “mbështesin” Serbinë

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka treguar pse bashkësia ndërkombëtare po e “mbështet” Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur disa arsyeje interesante se pse po ndodh kjo.

Sipas tij, arsyeja kryesore janë borxhet që Serbia ka ndaj banakëve perëndimore.

Demaçi ka vlerësuar se Serbia ka borxhe të moçme ndaj ndërkombëtarëve.

“Bashkësia Ndërkombëtare e “mbështet” Serbinë edhe tash e 24vjet pas lufte. Sepse, Serbia i ka borxh asaj, përmes kredive të moçme e edhe më shumë në vitet 90ta: për luftrat që i ka bërë në ish Jugosllavi, ku e pat fut Trepçën në hipotekë! (Juridikisht, Sërbia ka marrëveshje valide ndërkombëtare me ndonjë me to deri më 2050!)”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se kthimin e këtyre borxheve Serbia po dëshiron ta kthej përmes ndarjes së Kosovës.

“Pra pasi Serbia nuk ka mundësi t’ua kthejë borxhet shpejt e krejtësisht, tash duhet me e nda interesin me shtetet borxhli të Bashkës. Ndërkomb. ( apo edhe me Banka private të saj)! Si bëhet kjo? Bëhet përmes ndarjes së territorit të Kosovës( Veriut të saj) ku diku 30% të pasurisë së Trepçës e edhe Ujmanit, e merr Sërbia e përqindjen e ngelur 40-50 % e menaxhon Bashkësia Ndërkombëtare ( të cilës i kemi borxh ne-për ndihmën në Luftë 98-99, e pas saj) e Kosovës i ngel diku 20 -30% sa me e mbajtë shpirtin! Dhe kështu, të gjithë të fortit : të kënaqur!!”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago