LAJME

Do e sillte në Shqipëri/ 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeçare në Gjermani, e tërhoqi zvarrë dhe e futi në makinë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Osnabrück të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer ish të dashurën e tij 19 vjeçe.

Mediat gjermane raportojnë se në mes të ditës i riu e ka tërhequr zvarrë vajzën nga rruga dhe e ka futur në makinë për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë të tmerruar policinë, duke rrëfyer se djali do të dërgojë të rena në Shqipëri.

Më shumë se 20 forca policie po bëjnë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares. Zyra e prokurorit publik në Osnabrück gjithashtu ndërhyri dhe mori një përgjim telefonik të 21-vjeçarit për ta paraqitur në gjykatën e qarkut.

Gjithashtu, një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabrück.

Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i tregoi një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabrück.

Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.

19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

26 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago