LAJME

“Do jesh djali që nuk e pata kurrë”, okulisti holandez rrëfen takimin me Osman Kazazin: Nuk do ta harroj kur…

Historia e Osman Kazazit dhe e Paul Luijf është e pabesueshme. Osman Kazazi vuajti mbi 4 dekada burg në kohën e komunizmit duke u konsideruar si një “Mandela” i Shqipërisë. Historia e tij u bë publike pas komunizmit dhe ra në veshët e Paul, një okulist holandez. Duke lexuar për jetën e vështirë të Kazazit në burg, ai vendos të vijë në Shqipëri për ta takuar personalisht atë. Dhe ky takim do të shënonte nisjen e një marrëdhënie babë-bir mes të dyve.

“Herën e parë, kur hyra në shtëpinë e Osman Kazazit, nuk do ta harroj kurrë. Një burrë i brishtë zbriti nga shkallët. Më përqafoi fort me ngrohtësi. U ndjeva menjëherë si në shtëpi. Ajo që ndieja ishte një trup i brishtë, por në sytë e tij pashë shumë forcë. Mendova, kam ardhur në shtëpinë e një personaliteti të madh. U ndjeva i nderuar që kisha mundësinë të isha në praninë e tij. E pyeta, çfarë mund të bëj për ju? Dhe ai u përgjigj: Jo, çfarë mund të bëj unë për ju? Kjo ishte mënyra se si nisi”, u shpreh Luijf gjatë dokumentarit “Sytë e shpirtit”.


Paul erdhi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1992.  Mbesa e Osman Kazazit, Nesrete Jegeni zbulon se Paul i ka thënë dajës së saj që në takimin e parë se ai do të jetë babai i tij shpirtëror. Ndërkohë Kazazi i është përgjigjur duke i thënë se Paul do të jetë djali që nuk e pati kurrë. E nga këtu nis një marrëdhënie e jashtëzakonshme mes të dyve.

“Nga më shumë se 50 udhëtimet që pata, shkova te shtëpia e tij të paktën 40 herë. Kur arrija në Tiranë, shpesh më priste Osmani dhe Shpëtimi, një nga vëllezërit e Nesretes. Qëndroja me ta natën e parë. Rrija për darkë, bënim biseda të bukura. Ishte baza ime, nga e cila lëvizja për në të gjithë vendin për projektet e mia. Pas pak kohe e pyeta “si e ke shikimin?”. Më tha se kishte vështirësi në lexim dhe në të parit së largu. Kisha mjetet e mia të lëvizshme me vete kështu që i bëra një kontroll. Provova disa lente derisa gjeta të saktat për të. Herën tjetër që shkova në Shqipëri, i solla syzet që kisha bërë për të”, tha Paul.

Kjo e emociononte Osmanin, që mbesa tregon se ai e priste me shumë gëzim Paul.

Paul konstatoi më vonë se Kazazi kishte perde në sy dhe e kishte të domosdoshme një operacion në sy. Aty i ka komunikuar se këtë ndërhyrje do ta bënte në Holandë, ku do ta merrte vetë përsipër. Luijf tregoi se për këtë mori një mjek holandez në Haarlem që e kreu ndërhyrjen falas pas Osman Kazazin.

“Ishte një ndryshim i madh për Osmanin. Para ndërhyrjes, shikueshmëria e tij ishte në 40%, ndërsa pas saj ishte afërsisht 100%. Ishte diçka kaq e veçantë. Ashtu siç ishte slogani i klinikës sime, atij iu hap një botë e re”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago