Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj për gazetën Nacionale.
Ai ka treguar se akuzat e rënda të z. Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.
Nacionale me anë burimesh ka mësuar se z. Jasharaj vuan nga shtypja e lartë e gjakut, dhe e cila i “ngritet me raste tepër shumë pa arsye”. Për më tepër, edhe analizat shëndetësore të fundit është mësuar që nuk kanë dhënë rezultate të mira.
Rrahman Jasharaj / Linçim i rrezikshëm: Egërsohen sulmet e pushtetit ndaj Rrahman Jasharajt, tash e lidhin me Serbinë
Jasharaj në deklaratën e tij dhënë Nacionales është shfaqur jashtëzakonisht shumë emocional, veçanërisht kur i duhet të flas për fëmijët e tij.
“Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…” – u shpreh z. Jasharaj fillimisht.
Ai ka deklaruar se deklarata e Hoxhës është “skajshmërisht e rreme dhe e rëndë”.
Greva 25 gusht / 5 shenja të forta se pushteti i Kurtit po zbythet para Rrahman Jasharajt
Jasharaj e ka quajtur z. Hoxha si “njeriun më të poshtër deri tani.”
“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot.” – vazhdoi më tej deklarata e tij.
Kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reagojë ndaj kësaj gjuhe linçues e dehumanizuese të z. Hoxha.
Në mbrojtje të Jasharajt ka dalë edhe sindikalisti tjetër Ali Sefaj, i cili ka përmendur po ashtu rrahjet që i janë bërë atij gjatë viteve ’90 nga regjimi i Millosheviqit.