KRYESORE

“Do të jemi bashkë kundër imperializmit”, Kim i thotë Putinit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Vostochnyn rus, ndërsa ka thënë se do të jenë bashkë në luftën kundër imperializmit.

“Ne do të qëndrojmë së bashku në luftën kundër imperializmit. Jam shumë mirënjohës që po i kushtoni kaq vëmendje vizitës sonë në Rusi. Jam i sigurt se do të mbetemi së bashku në luftën kundër imperializmit”, i ka thënë Kim-Putinit.

Kremlini ka publikuar një video prej 20 sekondash të dy liderëve që ulen për të biseduar.

Putini i thotë Kimit ndërsa fillon takimi: “I nderuar president, jam shumë i lumtur që ju shoh dhe ju pres në Rusi. Këtë herë, siç ramë dakord, në Kozmodromin Vostochny”.

Hera e fundit që ata u takuan ishte në vitin 2019 në Vladivostok, qyteti port më në jug të Rusisë.

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un vizituan hapsëirën më moderne të Rusisë, Kozmodromit Vostochny.

Është një ekskursion që përdoret për lëshimin e raketave hapësinore.

Hapësira është një temë me interes të madh për liderin e Koresë së Veriut. Vendi i tij është përpjekur dy herë (dhe ka dështuar dy herë) të lëshojë një satelit spiun ushtarak.

I pyetur nga një gazetar rus nëse Moska do ta ndihmonte Phenianin të lëshonte një satelit, Putin u përgjigj: “Kjo është arsyeja pse ne kemi ardhur këtu. Udhëheqësi i Koresë së Veriut është shumë i interesuar për teknologjinë e raketave…”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago