Dodik pas vendimit të gjykatës i drejtohet të tubuarve në Banja Llukë: “Gëzohuni”

Kryetari i enklavës serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës e quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik iu drejtua publikut në Banjallukë në një tubim, pasi që është shpallur aktgjykimi për dënimin e tij, raporton N1.

“Gëzohuni. Duhet të jemi të gëzuar, jam dënuar me një vit në burgun e tyre. Ata thonë se jam fajtor, tani njerëzit këtu do të tregojnë pse nuk jam”, ka thënë Dodik.

Dodiku gjithashtu ka thënë se “nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

“Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, unë jam mësuar të përballem me gjëra edhe më të vështira. Për mua është e rëndësishme që ju jeni këtu dhe unë do ta mbaj këtë imazh në sytë e mi”, ka shtuar Dodiku në reagimin e tij të parë ndaj vendimit dhe paralajmëroi për më vonë një adresim më të gjatë.

Dodik u shpall fajtor sot dhe u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit.