Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një dokument, leje kjo e lëshuar dje për ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq.
E njëjta leje i është dhënë atij nga Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme.
Një leje kjo speciale, e cila i shërben Jabllanoviqit të lëviz lirshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër, Sveçla sot përmes një konference për media, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit si dhe mundësinë që presidenti Hashim Thaçi së fundi ka udhëtuar për në Shqipëri, pa e bërë të ditur këtë lëvizje.
I njëjti tha se nëse deputeti Pacolli, ka hyrë ilegalisht në Kosovë, atëherë me të to të mirret Policia dhe Prokuroria.
Kujtojmë që në shkurt të vitit 2015 kërcënimi për protesta nga Lëvizja Vetëvendosje kishte ndikuar që kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë nga detyra ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.
Shkarkimi i Jabllanoviqit erdhi pas dy palë protestave që u organizuan në Prishtinë nga partitë opozitare, të cilat rezultuan me qindra të lënduar dhe dhjetar të arrestuar.
Jabllanoviq nxiti protesta gjithëpopullore pasi që me 7 janar, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse i quajti “Egërsira” nënat gjakovare.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…