FOTO&VIDEO

Dolën pozitivë në testin e drogës, efektivët do ankohen në Gjykatë: Gaboi laboratori

Rreth 20 efektiva të komisariateve të policisë së Tiranës kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike. Prej 2 javësh efektivat nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës për këtë qëllim. Të parët që i janë nënshtruar testimit për lëndë narkotike janë efektivat që punojnë në sektorët e rendit me më tepër kontakt me qytetarët.

Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen testit të drogës javët e fundit pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano.

Përveç efektivave nga rrethet, rreth 100 punonjës të 6 komisariateve të Tiranës i janë nënshtruar analizave nëse janë përdorues të drogës.

Nga këto efektivë të cilët shërbejnë në repartet dhe sektorët që kanë më tepër kontakt me qytetarët, 20 prej tyre kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike.

Referuar burimeve jo zyrtare, disa prej tyre e kanë kontestuar përgjigjën e dhënë me arsyetimin se mund të jetë një gabim i laboratorit privat në kryerjen e ekzaminimeve.

Për ketë arsye një pjesë e efektivave të përjashtuar mësohet se do ta kundërshtojnë vendimin në dyert e Gjykatave.

Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.

Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.

Përveç komisariateve të Tiranës testit i janë nënshtruar edhe disa efektiv të drejtorive vendore në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Korçë dhe Vlorë.

Një burim zyrtar i tha Ora News se përveç efektivëve të rolit bazë, testi është zbatuar edhe te oficerët me grada të larta por përgjigjet ende nuk është bërë zyrtare.

Mësohet se lista me emrat e parë do të jetë gati para konferencës së përbashkët të policisë shqiptare më misionin italian të Guarda di Finanza në Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago