LAJME

Doli në ballkon për të pirë cigare, por një plumb në kokë i mori jetën: Kush ishte Gëzim Sinomataj, djali i “Buzëderrit” të Vlorës

23- vjeçari nga Vlora, Gëzim Sinomataj, emigrant në Belgjikë dhe i kthyer për festat e fundvitit në atdhe, u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë përmes një atentati mafioz të mirëorganizuar që dyshohet se u nxit nga hakmarrja. Dyshimi tjetër është se krimi u krye nga vrasës me pagesë.

Krimi ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, te një banesë mu përballë poliklinikës qendrore të qytetit.

Në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri Gëzim Sinomataj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Krimi dyshohet se pati këtë skemë: Autori kryesor, me një snajper në dorë është stacionuar tek një objekt që shihte përballë me vilën trekatëshe ku jetonte Sinomataj dhe sapo djaloshi 23 vjeçar ka dalë në ballkonin, ka hapur zjarr duke i marrë jetën.

Menjëherë më pas, në koordinim me autorë të tjerë, ka rendur drejt makinës BMW dhe së bashku janë larguar që andej duke shkuar në lagjen “24 Maji”. Atje i kanë vënë flakën mjetit duke u larguar më pas me një tjetër makinë.

Ata kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme. Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

18 orë ago