Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe së fundmi, në një familje në Shtime, ku një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.
Siç mëson Sinjali, bazuar në dëshminë e 69-vjeçarit, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, duke ia lidhur duart dhe për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar me vrasje.
Përballë kësaj situate, viktima ka arritur që t’i ikë djalit dhe ta denoncojë në Polici, por i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe është arratisur.
Si rezultat i denoncimit, babai i të dyshuarit ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të lokalizuar vendndodhjen e të djalit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…