Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën dje në rrugën nacionale Pejë-Rugovë, pasi kishte dalë nga vetura për t’u këndellur por, sipas policisë, kur është ofruar në cep të një shkëmbi dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES /Rr. Ker Sadria 27.11.2021 – 16:58. Raportohet se në rrugën rajonale Pejë-Rugovë në afërsi të tunelit të dytë, viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…