Një person i gjinisë mashkullore është prangosur mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij.
Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit por, për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkotesti, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË /Gjakovë 27.11.2021 – 21:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima se bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore. I dyshuari ka qene nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkotesti, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…