Njëri nga personat e parë të prekur nga coronavirusi në Kosovë është vëllai i Don Lush Gjergjit. Këtë e ka konfirmuar vetë ky i fundit.
Ai ka treguar se edhe vetë i ka bërë analizat, pasi ka pasur kontakte me vëllanë e tij i cili ishte kthyer në Kosovë pas një vizite në Itali, por për fat të mirë ka dalë që nuk është i infektuar.
Ndryshe, 77 vjeçari nga Vitia ishte një nga dy rastet e para që gjatë ditës së djeshme dolën pozitiv në testin për koronavirus. Që nga dje janë shtuar edhe tri raste të reja duke çuar kështu në 5 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Klina dhe Vitia që na mbrëmë janë futur në karantinë, gjersa pritet që njëjtë të veprohet edhe me Malishevën, pasi rasti i fundit pozitiv në koronavirus rezultoi të ishte nga kjo komunë.
Sot për 100 raste tjera për të cilat dyshohej se janë prekur nga koronavirusi, kanë rezultuar negative.