FOTO&VIDEO

Flet vëllai i viktimës nga Podujeva: Më telefoi nipi më tha “bal, kemi bërë aksident, babi ka vdekë”

Sevdail Rrustemi është njëri nga 10 viktimat e aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod në Kroaci mëngjesin e ditës së djeshme

Vëllai i të ndjerit, Muhamet Rrustemi, në një prononcim për Klan Kosovën ka treguar se lajmin për vdekjen e vëllait e ka kuptuar nga nipi i tij, i cili e ka telefonuar nga një telefon i pasagjerëve.

“Dje në ora 05:40 ka thirrur nipi nga një telefon i pasagjerëve dhe më ka treguar që kanë bërë aksident. Në ato momente ishte e vështirë dhe më thoshte “bal, kemi bërë aksident, babi ka vdekë” dhe unë nuk dija asgjë tjetër dhe mbeta i hutuar se si mund të ndodh në autobus”, ka thënë Muhamet Rrustemi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se me të marrë lajmin është nisur për në Merdare, pasi që mendonin se aksidenti ka ndodhur diku afër dhe se nipi i tij i ka thënë se aksidenti ka ndodhur në Kralevë.

“Por më të arritur në kufi e morëm vesh se aksidenti ka ndodhur në Kroaci. Më pas e kemi thirrur vëllain që është në Slloveni dhe ai ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shkuar edhe djali i vëllait që ka ndërruar jetë”.

Rrustemi thotë se vëllai i tij në momentin kritik ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe dy djemtë e vogël, teksa të tre ndodhen në Kroaci ndërsa lajmin për vdekjen e bashkëshortit gruas së tij ia kanë dhënë sot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago