KRYESORE

Donika Gërvalla për NZZ: Kosova do t’i hetojë vrasjet politike të pasluftës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar se është shumë normale që të jetë përsëri në Kosovë dhe në krye të një institucioni, pasi e kishte imagjinuar këtë gjë.

Ministrja Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se Qeveria Kurti dëshiron të motivojë diasporën që të jetë pjesë e rëndësishme e ndryshimit në Kosovë.

“Në të ardhmen Kosova duhet të përfitojë jo vetëm nga transferimet e parave, por edhe nga njohuritë e kosovarëve të trajnuar mirë jashtë vendit, për shembull duke marrë funksione të ndryshme nëpër institucionet shtetërore ose duke ardhur këtu si investitorë. Pjesëmarrja në zgjedhje gjithashtu duhet të bëhet më e lehtë për diasporën dhe të bëhet e mundur që ata të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e vendit. Do të ketë një ligj të ri zgjedhor këtë vit”, ka deklaruar Gërvalla për median zvicerane, nzz.ch.

Kryediplomatja e Kosovës ka kërkuar që shumë vrasje të pasluftës në vend të zbardhen.

Ndryshe media zvicerane ka raportuar lidhur me gjykimin që po iu bëhet ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportim e sipër thuhet se shumë shqiptarë të Kosovës mendojnë se Gjykata Speciale në Hagë është e padrejtë dhe se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti po ashtu kishte kundërshtuar krijimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla Schwarz thotë se “Bashkë me të tjerët unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht. Duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Ne kemi nevojë për këtë, për procesin e brendshëm të shërimit të shoqërisë sonë”, tha ajo duke shtuar se fatkeqësisht gjyqësori kosovar nuk arriti që të zgjidhë çështjen e vrasjeve të pasluftës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla gjithashtu ka folur lidhur me drejtimin e shtetit, duke theksuar se përpiqet të zbusë pritjet që qytetarët kanë për qeverinë e re.

“Ne nuk mund të bëjmë mrekulli në katër vjet. Por do të përdorim kohën për të udhëhequr në rrugën e drejtë. Kështu që asnjë qeveri nuk mund ta kthejë atë që ka bërë më herët”, shtoi ajo.

Në Kosovë disa herë radhazi është kërkuar shkarkimi i ministres Gërvalla, për shkak të qasjes së saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së si dhe deklaratave të saja të dhëna lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla në vitin 2016 kishte deklaruar se ishte e gatshme të siguronte material provë për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në të kaluarën, Gërvalla gjithashtu ka akuzuar ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli si “kreun e një organizate që kreu krime”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago