POLITIKE

Donika Gërvalla reagon për sulmin ndaj Vjosa Osmanit, e quan skandaloz

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, u vërsul në drejtim të kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Një veprim të tillë, Gërvalla e ka quajtur skandaloz, teksa ka shtuar se ky rast paraqet një sulm të palejueshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit më të lartë të vendit, të zgjedhur direkt me votat e qytetarëve.

“Para syve të të gjithëve, me kamera të ndezura. Nuk duhet shumë imagjinatë për të përfytyruar se çfarë bëjnë këta kur mendojnë që nuk i sheh kush”, ka shkruar ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Sulmi i djeshëm ndaj Kryetares së Kuvendit të Kosovës është skandaloz më së paku për faktin që ishte sulm i një mashkulli primitiv ndaj një femre dinjitoze, një nëne dhe një profesoreshe.

Sulmi i djeshëm paraqet një sulm të palejueshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit më të lartë të vendit, të zgjedhur direkt me votat e qytetarëve. Para syve të të gjithëve, me kamera të ndezura. Nuk duhet shumë imagjinatë për të përfytyruar se çfarë bëjnë këta kur mendojnë që nuk i sheh kush.

Që “Lidhja” e Isa Mustafës e ka humbur tërësisht orientimin e sheh edhe në heshtjen që i ka kapluar mbrëmë dhe sot përgjegjësit kryesorë të kësaj partie, duke filluar që nga kryetari dhe nënkryetarët e partisë e duke përfunduar me kryeministrin kukull dhe ministrin e tij të brendshëm. Për femrat në kryesi dhe në Kuvend të mos flasim fare, ato janë aty pikërisht sepse as nuk i pyet njeri dhe as nuk i dëgjon njeri për asgjë.

Nëse Sejdiu dhe Daci e ndanë LDK-në në dy pjesë, Isa Mustafa me njerëzit e tij LDK-në e bënë copë-copë. Struktura bazë, pra nëndegët, janë pajtuar ndërkohë me shkatërrimin total të LDK-së dhe nuk iu ndihet zëri.

Zgjedhjet e ardhshme vërtet do ta fundosin LDK-në, dhe këtë ndërkohë e di gjithkush. Ndryshe nuk shpjegohet shfrenimi dhe nervoza në debatet publike të atyre pak mbështetësve të këtij kursi të “Lidhjes” së Isa Mustafës. Në mungesë të një alternative serioze për votuesin tradicional dhe të mirëfilltë të LDK-së, ky përsëri do të mbetet jetim dhe i papërfaqësuar në Kuvend dhe Qeveri. Mungesa e një partie të mirëfilltë të qendrës, Kosovës edhe për shumë vite do t’ia zgjasë mungesën e stabilitetit politik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago